“I’m Lu”, brendi kosovar i çantave unike

“I’m Lu”, brendi kosovar i çantave unike
January 18, 2016 admin
In News

“I’m Lu” është brendi kosovar i çantave, i krijuar nga artistët Loreta Ukshini dhe Isah Mustafa, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Të veçanta, origjinale dhe urbane, çantat “I’m Lu” gjenden tashmë në një dyqan në kryeqytet dhe si të tilla po pëlqehen shumë.

Prapa çantave “I’m LU” qëndron një piktore, e cila kreativitetin e saj prej artisteje e ka shprehur pikërisht në çanta.

Kjo është një kompani e vogël që udhëhiqet nga piktorja Loreta Ukshini dhe bashkëshorti i saj, Isah Mustafa, dhe emri “I’m Lu” vjen pikërisht nga inicialet e tyre.

Në një intervistë për emisionin “Express”, Loreta ka treguar për gjithë atë që karakterizon punën për krijimin e këtyre çantave unike.

Comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published.